INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel në Maqedoni: Referendumi, mundësi për hapjen e dyerve për në BE

Merkel në Maqedoni: Referendumi, mundësi për hapjen e dyerve për në BE

Publikuar më: 14:32 08-09-2018

Këtë të shtunë Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka udhëtuar drejt Shkupit ku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev

Në konferencën e përbashkët për mediat Kancelarja ka theksuar se referendumi është i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe se është një shans historik.

Ajo tha se në takimin me kryeministrin Zoran Zaev ka folur jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, por edhe për atë që do të ndodhë më 30 shtator.

“Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit tuaj për të qenë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Nevojitet shumë punë, por parakushti është referendumi më 30 shtator.

Nuk dua të përzihem në punën e qytetarëve, por ky është një shans historik. Shpresoj të ndërmerren hapat kryesorë që vendi juaj të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian”, deklaroi kancelarja gjermane.

Article Logic
Execution time: 0.0027008056640625