INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel në rrezik? Kriza e refugjatëve kërcënon qeverinë gjermane

Merkel në rrezik? Kriza e refugjatëve kërcënon qeverinë gjermane

Publikuar më: 15:57 02-07-2018

Nuk ndalet së surprizuari politika gjermane.

Pas trazirave të brendshme politike ku u duk se po vinte fundi i qeverisjes Merkel, dy partitë kryesore CSU dhe CDU kanë ulur tonet dhe janë treguar më të gatshëm për bisedime.

Një nga cështjet e  mprehta që vazhdon të trazojë politikën gjermane është mosmarrëveshyja për cështjen e emigrantëve.

‘Stabiliteti i qeverisë nuk është në diskutim’ siguroi një nga liderët e CSU ndërsa ministri i Brendshëm Horst Seehofer ka kërcënuar herë pas here se do të largohet nga detyra.

Kriza e cila kërcënon koalicionin qeverisës në Gjermani  është produkt i një mosmarrëveshje mes CSU dhe ministrit Seehofer ku pika thelbësore mbetet cështja emigrantëve.

Megjithatë, Seehofer ka deklaruar se para vendimit final për tu larguar do të tentojë sërish.

“Është e vërtetë që kam paraqitur  dorëehqjen dhe do të shikoj rezultatet pas disa ditësh. Si hap të ndërmjetëm do të takohem me drejtues të CSU-së, me shpresën që mund të biem dakord. Gjithçka do të vendoset më pas”.nënvizoi ministri.

Ky hap e bën qeverinë e kancelares Merkel edhe më të pasigurt.Merkel është detyruar të kthehet nga fqinjët evropianë për të kërkuar zgjidhje për krizën e migrantëve që tentojnë të hyjnë në Gjermani.

Kriza politike në këtë shtet është shenjë e një ndarje të madhe në mes të Bashkimit Evropian, pasi disa mbështesin idenë e kufijëve të hapur  ndwrsa  pala tjetër dëshiron të kufizojë numrin e migrantëve që hyjnë në vendet e bllokut.Seehofer, i cili i ka kërkuar kancelares Merkel të ashpërsojë politikën e saj për refugjatët, u ka thënë kolegëve të tij më herët se nuk sheh mundësi tjetër përveç kthimit të disa migrantëve në kufi.

Merkel në anën tjetër ka kundërshtuar këtë ide.Javën e kaluar, liderët e BE-së janë pajtuar për të pranuar refugjatë në baza vullnetare dhe për të krijuar “qendra të kontrollit” brenda bllokut, në mënyrë që të analizohen kërkesat për azil.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333