INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkel: Marrëveshja, mundësi historike për Maqedoninë

Merkel: Marrëveshja, mundësi historike për Maqedoninë

Publikuar më: 16:40 09-10-2018

Në një letër të dërguar kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, kancelarja gjermane Angela Merkel, pohon se Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e kontestit rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
"Më 30 shtator një shumicë e madhe e qytetarëve, mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan "pro" marrëveshjes me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo gjithashtu e largon pengesën kryesore për afrimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Tani është e rëndësishme që të ndërmerren hapa shumë të rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes për emrin me miratimin e amendamenteve të domosdoshme kushtetuese. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ju që ta realizojmë këtë qëllim" shkruan Merkel në letrën dërguar Zaevit, të publikuar në web faqen e Qeverisë gjermane.

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334