INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Basha del nga vetja! Cilëson Ramën si enverist, dordolec që udhëhiqet nga krimi

Basha del nga vetja! Cilëson Ramën si enverist, dordolec që udhëhiqet nga krimi

Publikuar më: 14:51 09-10-2018

Lulzim Basha shpërthen kundër Edi Ramës dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Enverist, dordolec ishin vetëm një pjesë e etiketimeve për kryeministrin Rama nga lideri i demokratëve gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Lulzim Basha:
“Rama enverist, po kthen metodat e konspiracioneve”.
Por pikërisht për këtë ngjarje Rama akuzoj opozitën se po tentonte të rrëzojë qeverinë përmes konspiracioneve.
Lulzim Basha:
“Vetëm një mendje e sëmurë mund të paraqesë këtë situatë”.
Vendi është nën terrorin e krimit dhe bandave thotë me shqetësim kryedemokrati.
Lulzim Basha:
“Kërcet koburja në mes të Tiranës, ku në tavolina ka dhe politikanë”.
Ndërsa duke folur për ngjarjen e Fushë-Krujës, Basha shkoj edhe më tej me etiketimet e tij ndaj kryeministrit.
Lulzim Basha:
“Edi Rama është dordoleci i Rrahman Rrajës, Taulant Ballës”.