INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkato ‘’ëndërrash’’, ja 15 transferimet më të shtrenjta të dimrit deri më tani, kryeson Chelsea dhe Milan

Merkato ‘’ëndërrash’’, ja 15 transferimet më të shtrenjta të dimrit deri më tani, kryeson Chelsea dhe Milan

Publikuar më: 19:53 09-01-2019

Merkatoja e dimrit është ende në fillimet e saj dhe zhvillimet janë të v rullshme. Ekipet e mëdha evropiane kanë bërë disa goditje për të përforcuar ekipet e tyre. Shumica e lojtarëve do të transferohen në qershor tek ekipet respektive, por ata janë blerë që në dimër nga klubet.

Transferimi më i shtrenjtë që bie në sy është ai i Pulisic, që kaloi nga Dortmudn tekv Chelsea për shifrën e 64 milionë eurove. Nga pas e ndjek Lucas Paquetta që u ble nga Milani me 35 milionë euro.

15 transferimet më të shtrenjta deri tani:

1) Kristian Pulisiç (Borusia Dortmund – Çelsi, 64 milionë euro)
2) Lukas Paketa (Flamengo – Milan, 35 milionë)
3) Dominik Solanke (Liverpul – Bournemouth, 21 milionë)
4) Anderson Taliska (Benfica – Guangzhou Evergrande, 19 milionë)
5) Amadou Haidara (Salzburg – Leipzig, 18 milionë)
6) Brahim Diaz (Mançester Siti – Real Madrid, 17 milionë)
7) Benik Afobe (Uolves – Stoke Siti, 13 milionë)
8) Maksimiliano Meza (Independiente – Monterrey, 13 milionë)
9) Viktor Davila (Necaxa – Paçuka, 10 milionë)
10) Orbelin Pineda (Chivas – Cruz Azul, 10 milionë)
11) Alponso Davies (Uhitekaps – Bajern Mynih, 10 milionë)
12) Lisandro Magallan (Boka Zhunior – Ajaks, 9 milionë)
13) Garri Rodrigez (Galatasarai – Al Ittihad, 9 milionë)
14) Aleksis Vega (Toluka – Çivas, 8 milionë)
15) Xhorxh Savile (Miluall – Midëllzbrou, 8 milionë)

Article Logic
Execution time: 0.0040128231048584