Hysaj nuk ka gjetur hapësirat e duhura së fundmi tek ekipi i Napolit. Për këtë arsye lojtari i kombëtares së bashku me agjentin e tij kanë filluar të kërkojnë për ekipe të tjera.
Napoli nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me mbrojtësin, por trajneri Ancelotti mesa duket nuk e ka në planet e tij. Për këtë arsye agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, është shfaqur ditën e sotme në qendrën stërvitore të Napolit, për t’u takuar me drejtorin sportiv, Kristiano Xhuntoli.
Nga ana tjetër, “Gazzetta dello Sport” shkruan se për momentin, drejtori Xhuntoli e ka ngrirë rinovimin e Hysajt, për kontratën që skadon në 2021. Siç bëhet me dije, klubi ia ka bërë të qartë Hysajt dhe agjentit të tij, se nëse dëshiron të largohet, duhet të afrojë një klub që është i gatshëm të paguajë 50 mln euro.








22 Feb 2026 





