Ndonëse pa shumë afrime janari I këtij viti ka qënë I çmendur sepse transferimet ishin të jashtëzakonshme përsa I përket vlerës monetare dhe jo vetëm.
Nisi me Kukësin pra, që veproi si një klub europian duke blerë dy lojtarët më të spikatur të momentit (Vasil Shkurtaj dhe Eduard Rroca) dhe duke e mbyllur me Valdet Ramën, që nuk luan prej afro 1 viti. Partizani ndërkaq mori Fatjon Jusufin në fillim të janarit dhe e largoi dje. Po, po, dje… Dhe këto janë çudira që vijnë vetëm nga dy klubet pretendente, sepse nëse i marrim me radhë, ngjarjet marrin një trajtë komike, pothuajse surreale edhe për kampionate amatore të ndonjë vendi të humbur në Afrikë…Nëse do të bënim një rezyme të të gjithë afrimeve dhe largimeve:
– Partizani merr Jusufin në fillim të janarit dhe e largoi dje.
– Partizani nuk mori asnjë qendërsulmues, që Gega në mënyrë të moderuar e kërkoi disa herë.
Kukësi merr Valdet Ramën që nuk luan prej një viti, ndërsa Partizani merr Dukën që nuk luan prej 7 muajsh.
– Luftëtari, i rrezikuar edhe me Rrocën e Shkurtajn, vendos t’i shesë të dy në janar. Më pas ndryshon gjithë skuadrën, madje edhe trajnerin.
– Skënderbeu “i asfiksuar” nga të huajt, megjithëse nuk qëlloi në shenjë me asnjërin prej atyre që mori në verë, sërish afron lojtarë nga jashtë dhe si përfundim do të pajisë Radasin me pasaportë shqiptare.
– Kamza, një skuadër që lufton për mbijetesë, çmontoi gjithë mbrojtjen. Ikën Frashëri, Idrizaj dhe Teqja, me dyshime të forta se klubi nuk përfitoi asnjë kacidhe. Më pas erdhi një meksikan për sulmin dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Ikën edhe sulmuesi Roloviç me portierin Kirev. Lëvizje në kufijtë e absurdit, që zor se edhe Gjoka mund t’i deshifrojë.
– Flamurtari me sulmin më të mirë të Superiores, befas e sheh kapitenin Bushiç me fanellën e Teutës dhe Alveshin që harbohet plazheve dhe diskove të Brazilit. Ikën edhe Siljanovski dhe vjen Sukaj. Ky i fundit, një emër i madh, me potencial të padiskutueshëm, por ka nja 5 muaj të mirë që nuk luan futboll. Daja duhet të jetë goxha i motivuar…
– Teuta merr Arapin dhe Bushiçin. Dy goditje fantastike në letër, e pranojmë, por vetëm në Shqipëri ndodh që golashënuesi më i mirë i kampionatit, Latif, papritur del nga qarkullimi…
– Kastrioti ka larguar 12 lojtarë dhe ka marrë 12 të tjerë. Ka ndërruar edhe trajnerin. Ka larguar 12 lojtarë more, ejjj…!
– Tirana mori mbrojtësin Goxhaj nga Erzeni dhe largoi tre futbollistë. Dikush mund të thotë se Mema kërkoi merkato në çdo repart… Dakord, e çfarë pastaj…?











18 Dec 2025 





