INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendoni se në vendin tonë bën ftohtë? Njihuni me fshatin ku temperatura shkon -67 gradë celsius...

Mendoni se në vendin tonë bën ftohtë? Njihuni me fshatin ku temperatura shkon -67 gradë celsius...

Publikuar më: 09:12 22-12-2017

Është e habitshme kur mendojmë se temperaturat mund të arrijnë deri në -67 gradë celcius, megjithatë një vend i tillë gjendet në Rusi.

Bëhet fjalë për një fshat në Sibir, që konsiderohet si vendi më i ftohtë në planetë, në të cilin jetojnë rreth 500 banorë.

Fshati Oymyakon gjendet në Republikën Saha, në pjesën lindore të Siberisë. Që nga viti 1926 në këtë vend mbizotërojnë temperaturat më të ulëta, ku ajo më e ulëta që ndonjëherë është shënuar ka shkuar deri në minus 71.2 gradë Celsius.

Ky vend është i vendosur në bregun e majtë të lumit Indigirk, kurse banorët kryesisht merren me blegtori dhe peshkim. Nga kryeqyteti i Yakutisë, Yakutsk, Oymyakon është rreth 1100 kilometra në lindje.

Qyteti ka marrë emrin sipas lumit të Oymyakonit që rrjedh nga fjalët “kheium” nga gjuha evene, që do të thotë “ujë i ngrirë”, ku peshqit e kalojnë dimrin.

Sa i përket aspektit administrativ ky vend i përket Yakutisë (Republikës Saha). Gjendet vetëm tre gradë nga rrethi polar. Kjo zonë identifikohet me komunitetet tungra dhe taiga, kurse lartësia mbidetare e qytetit është 741 metra.

Oymyakon ndodhet në pellgun Okimkon i rrethuar nga malet e Okimiakonit (3003 metra) në perëndim dhe në jugperëndim me malin Tas Kistabit (2341 metra).

Toka ngrihet në një thellësi deri në 1500 metra. Dhe duke marrë parasysh se Oymyakon është afër Polit të Veriut, dita dhe nata gjatë vitit ndryshon shumë – gjatë dimrit dita zgjat tre orë kurse në qershor 21 orë.

Ajo që e dallon këtë vend nga pjesët tjera, është klima e ashpër kontinentale. Dimri është jashtëzakonisht i ftohtë, kurse vera relativisht e ngrohtë. Shndritja e diellit është e vazhdueshme. Ky vend ndryshe njihet me emrin “gjysma e të ftohtit” të hemisferës veriore. Temperatura më e ultë që deri më tani është matur është minus 68 gradë celsius, që është bërë nga stacioni meteorologjik në Tomtor në vitin 1933.

Ndërkaq temperaturat prej minus 71.2 gradë celsius janë shënuar në shtatoren e Oymyakonit. Gjatë verës temperaturat ngritën nga 25 deri në 30 gradë celsius.

Zona përreth Oymyakonit është e pasur me burime të ujit të nxehtë. Rrjedha kryesore e ujit është Indigirka, që rrjedh nga lindja. Ajo buron nga malet Halkan, dhe duke lëvizur formësohen dy rrjedha të vogla – Tura Urjah dhe Tara Jurah. Ajo është e gjatë plot 1716 kilometra dhe derdhet në pjesën lindore të detit të Siberisë.

Në periudhën nga tetori deri në maj sipërfaqja e lumit ngrihet, dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për peshkim, për faktin se është e pasur me të gjitha llojet e peshqve. Në juglindje të fshatit gjenden edhe dy liqene më të mëdha – Bolshaya dhe Menderela.

Kjo zonë është e populluar me banorë të komuniteteve tundra dhe taiga. Në zonën e Oymyakonit jetojnë edhe një lloj i veçantë i kuajve, që janë të ngjashëm me “ponit” sa i përket lartësisë dhe karakterizohen nga flokët shumë të gjata që i mbrojnë nga të ftohtit gjatë dimrit. Ujërat janë të pasura me peshk.

Sipas vlerësimit të vitit 2012, në Oymyakon jetojnë 512 persona, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 2010, kishte 462 banorë (230 burra dhe 232 gra).

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, kultivimi i drithërave dhe kultivimi i frutave apo perimeve nuk është i mundur. Specialitet vendor cilësohet qumështi “hayak” dhe “kjorcheeh”, që janë të ngjashëm me gjalpin dhe akulloren.

Article Logic
Execution time: 0.0029730796813965