INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E thjeshtë nga jashtë por madhështore brenda. Ja banesa 20 milionëshe e Aubameyang [FOTO]

E thjeshtë nga jashtë por madhështore brenda. Ja banesa 20 milionëshe e Aubameyang [FOTO]

Publikuar më: 14:42 16-02-2018

Në momentin që shokët e tij te Arsenal po luanin në Europa League në temperatura nën zero në Suedi, ditën e enjte, Pierre-Emerick Aubameyang e shfrytëzoi ditën e pushimit për të gjetur banesën e re në Londër. 28-vjeçari, i cili u ble nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro në merkaton e janarit, ka marrë me qira dhe po shqyrton mundësinë e blerjes së një prone në veri të Londrës me vlerë 16 milionë paundë, 20 milionë euro. Bëhet fjalë për një vilë me gjashtë dhoma gjumi, ndërtuar katër vjet më parë dhe e dizenjuar nga Kelly Hoppen, eksperti në këtë fushë, që në të kaluarën ka arkitektura edhe shtëpinë e David Beckham dhe studiot e “BBC”.

Kjo vilë krahas gjashtë dhomave të gjumit ka edhe gjashtë tualete, pesë dhoma dushi, tre dhoma gardërobë, një zyrë, një dhomë arti dhe holl të pazakontë si recepsion hoteli, një dhomë ngrënie, një kuzhinë dhe sallë kinemaje. Nuk duhet harruar as pishina dhe palestra si dhe kopshti prapa saj.

 

 

4947735700000578-5399131-image-a-27_1518773259849.jpg4947759600000578-5399131-image-a-21_1518773121668.jpg4947757800000578-5399131-image-a-24_1518773186437.jpg494773C900000578-5399131-image-a-26_1518773212966.jpg4947713300000578-5399131-image-a-30_1518773317820.jpg4947711C00000578-5399131-image-a-34_1518773444140.jpg49476FE600000578-5399131-image-a-35_1518773447714.jpg4947764800000578-5399131-image-a-47_1518774410952.jpg49155D0200000578-5399131-image-a-43_1518782620625.jpg49476E6E00000578-5399131-image-a-16_1518772884643.jpg49476E7700000578-5399131-image-a-17_1518773021020.jpg494773F500000578-5399131-image-a-20_1518773085168.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029408931732178