INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendoni se janë syze normale?Gaboheni,ja çfarë bëjnë ato

Mendoni se janë syze normale?Gaboheni,ja çfarë bëjnë ato

Publikuar më: 11:21 05-11-2018

Tencent, kompania më e madhe e teknologjisë neKinë, ka bërë pikerisht  këtë javë  disa palë  syze smart per video-regjistrim . Ajo qe duket ne pajme te pare eshte se keto syze kanë një ngjashmëri të vogël me syzet e Snapchat.Syzet smart  kanë një kamerë në pjesën e përparme,  kështu që mund të regjistroni video gjate kohes qe jeni duke udhetuar apo cfaredo aktiviteti po beni.

Instagram Banner

Spectacles të Snap nuk kanë bërë mirë në shitje.Gjenerata e parë ka cuar kompaninë ne humbje gati 40 milionë dollarë me produkte të pashitura. Ndryshe nga Spectacles e gjeneratës së parë, syzet Weishi nuk e vënë në pah kamerën me një unazë të shëmtuar të verdhë. Në vend të kësaj, ata janë të gjithë të zinj dhe me elegant.
Weishi shprehu  se produkti nuk është lëshuar zyrtarisht ende, por tashmë ka aplikacionin e vet në App Store të Apple që syzet te punojne me Bluetooth. Kamera është 8 megapikselë dhe mund të xhiroje në rezolucion HD 720p ose 1080p. Syzet Weishi janë gjithashtu të afta të kapin në distancë, ne mënyra të ndryshme, transmetime live, dhe ngarkime në aplikacionin Weishi. 

Syzet e Weishit do të jenë në dispozicion më 11 nëntor, e cila është Dita e Alibabas, një ngjarje e madhe tregtare që shiten më shumë njësi sesa Black Friday ose Cyber ​​Monday të vitit të kaluar.

© insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541