INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk po imagjinoni,është e vërtetë. Ja çfarë po ndodh me bateritë e smartphonit tuaj

Nuk po imagjinoni,është e vërtetë. Ja çfarë po ndodh me bateritë e smartphonit tuaj

Publikuar më: 11:54 05-11-2018

Nëse keni blerë kohët e fundit një telefon të ri , shanset janë që jeta e baterisë është më e keqe se një model i vjetër. Me disa përjashtime të dukshme, modelet më të mira të këtij viti jane me dobet nga viti i kaluar. Duke bere testime te ndryshme baterie iPhone i ri  fiket 21 minuta më parë se iPhone X i vitit të kaluar. Pixel 3 i Google zgjati pothuajse një orë e gjysmë më pak se   Pixel 2. Kompanite e medha krijuan të gjitha llojet e "mashtrimeve" për të rritur jetën e baterisë, duke përfshirë procesorë më efikasë, modalitetet e fuqisë dhe inteligjenca artificiale për të menaxhuar shkarkimin e aplikacioneve. Megjithatë, rezultatet dhe testet n zbulojnë një sekret në industrine e smartphonave. 

Instagram Banner

Bateritë përmirësohen në një ritëm shumë të ngadaltë, rreth 5 për qind në vit, thotë Nadim Maluf, shefi ekzekutiv i firmës Silicon Valley Qnovo që ndihmon në optimizimin e baterive. "Por konsumi i energjisë së telefonit po rritet më shpejt se 5 për qind". E fajësojnë atë në kërkesat e ekraneve me rezolucion të lartë, aplikacioneve më të komplikuara dhe, mbi të gjitha, paaftësisë sonë të dukshme për ta perdoruar me pak telefonin. Baterite  kanë disa kufizime fizike, duke përfshirë kapacitetin që bie me kalimin e kohës dhe rrezikun e shpërthimit në qoftë se ato janë të dëmtuara. Zgjedhjet tona në të ardhmen e afërt kanë të ngjarë te ndryshojne duke pare jetegjatesine e baterive ne modelet e fundit dhe te cilat jane gjithashtu shume te kushtueshme. © insmart.al

 

Article Logic
Execution time: 0.004058837890625