INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mendjemadhe'', Bora Zemani iu përgjigjet ankesave të moderatorit shqiptar dhe ish-konkurrentëve të Për’puthen

''Mendjemadhe'', Bora Zemani iu përgjigjet ankesave të moderatorit shqiptar dhe ish-konkurrentëve të Për’puthen

Publikuar më: 18:37 11-06-2022

Në puntatën e fundit të Për’puthen, Bora Zemani foli edhe për ‘ankesat’ që konkurrentët dhe Arjon Muça kanë pasur për të.

“Ti (Arjan) përfshihesh më tepër me personazhet, unë gjithmonë kam dashur të jem sa më e tërheqeur sa më e papërfshirë në të gjitha historitë madje kam pasur ankesa edhe që nuk përshëndes konkurrentët në studio për këtë fakt. Sepse dua të jem sa më larg për t’i bërë ato pyetjet e mia në mënyrën më komode të mundshme", tha Bora.

Kujtojmë se në një intervistë Arjon Muça tha se Bora është shumë puntore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’. “Bora është karrieriste dhe punëtore. Tipari i keq është se nuk përshëndet. Më ka ndodhur edhe mua që nuk më flet. Nuk i vë re njerëzit që ka pranë”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0027539730072021