INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxheri i njohur tregon DETAJET e lidhjes mes Ledrit dhe Sarës: Gjithçka mund të ndodhë…

Menaxheri i njohur tregon DETAJET e lidhjes mes Ledrit dhe Sarës: Gjithçka mund të ndodhë…

Publikuar më: 15:36 18-11-2023

Menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi ka zbuluar disa ‘prapaskena’ për raportin mes reperit dhe Sarës! Ai thotë se, dyshja shkojnë shumë mirë, kalojnë kohë bashkë dhe lë të nënkuptohet se kjo që po ndodh mes tyre mund të jetë thjesht një ‘krizë’.

“Ledri nuk është njeri që bën për show. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jeshë i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme, kam shumë respekt”, shpreht Fatoni.

A kanë mbetur miq Sara dhe Ledri?

 

“Kanë raporte shumë të mira ende. Kanë nxjerrë foto të vjetra që i kanë parë bashkë. Ata nuk janë armiq. Ata munden edhe të takohen dhe të rrinë. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë”, janë fjalët e menaxherit të Ledri Vulës.

Article Logic
Execution time: 0.0030419826507568