INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Melani Trump në siklet?! Momenti që u bë viral në Korenë e Jugut [VIDEO]

Publikuar më: 19:43 09-11-2017

Zonja e parë Melania Trump rrëmbeu gjithë vëmendjen e mediave sociale në Korenë e Jugut, për shkak të një momenti të sikletshëm që kaloi ndërsa ishte në një takim me nxënëset koreane. Melania u shfaq aty ndërsa nxënësit filluan të bërtisnin me gëzim, vëmendje kjo që zonja e parë mendoi se i drejtohej pranisë së saj aty. Në fakt gjithë ky entuziazëm ishte për yllin e popit korean Minho, një anëtar i grupit të djemve SHINee . Zonja e parë ishte në rezidencën e ambasadorit amerikan në Seul për të dhënë një fjalim që inkurajonte më shumë vajza për të marrë pjesë në sporte. Ishte një ngjarje e sponsorizuar nga qeveria për të promovuar Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në PyeongChang. Melani ishte duke shikuar vajzat ndërsa luanin një lojë improvizuese të hokej e duke u përgatitur për bërjen e fotografive. Pastaj, njëra prej vajzave që qëndronin para zonjës së parë vuri re se ylli i K-pop qëndronte pranë saj. Grupi i vajzave menjëherë filloi të bërtiste. Por zonja e parë e kaloi këtë moment të sikletshëm me nje buzëqeshje ndërsa ftoi anëtarin e grupit të njohur ti bashkohej. 

Article Logic
Execution time: 0.0043790340423584