INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As makina, as rroba firmato, as shtëpi! Ja për çfarë i bëjnë lekët rrush e kumbulla shqiptarët

As makina, as rroba firmato, as shtëpi! Ja për çfarë i bëjnë lekët rrush e kumbulla shqiptarët

Publikuar më: 19:48 09-11-2017

INSTAT ka publikuar një raport i cili tregon se për çfarë shpenzojnë më së shumti shqiptarët.
Sipas këtyre të dhënave shifrat e shpenzimeve që shkojnë për blerjen e ilaçeve në muaj janë më të lartat. Familjet shqiptare përdorin 75.4 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë, për blerje medikamentesh, ndërsa pjesa tjetër shkon për shërbime mjekësore. Sipas të dhënave të INSTAT, 3.4 për qind e buxhetit familjar në Shqipëri shkon për kujdesin për shëndetin. Pothuajse të njëjtën peshë zë edhe në familjet në Europë ku shpenëzohet 3.9 për qind e buxhetit. Por ndërsa shqiptarët harxhojnë pjesën dërrmuese të këtyre shpenzimeve për ilaçe në Europë, ndodh e kundërta. Në vendet e BE shpenzimet për ilaçe zënë 7-15 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë.
Farmacistët thonë se përdorimi me kaq shumicë i tyre rrit rezistencën e trupit, ndaj një pjesë të mirë i duhet ta shtojë dozën për të patur sadopak efekt.

Article Logic
Execution time: 0.0024209022521973