INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat e huaja shkruajnë për ngjarjen në Bulqizë: Granata vret vëllanë e plagos motrën... [FOTO]

Mediat e huaja shkruajnë për ngjarjen në Bulqizë: Granata vret vëllanë e plagos motrën... [FOTO]

Publikuar më: 17:02 06-04-2019

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë shkruar për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Bulqizë, ku nj“Associated Press” shkruan se vogëlushi ndërroi jetë në vend pas shpërthimit të një granate, kurse e motra 9 vjeçe u plagos.

“Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kocaj të Bulqizës, 130 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës", shkruan AP.

appp.jpg

Gjithashtu, rrjeti ndërkombëtar “Yahoo” e ka vendosur këtë lajm si ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në botë në 24 orët e fundit. Edhe media të tjera të huaja shkruan për tragjedinë në Buqizë, ku granata vrau vëllanë dhe plagosi të motrën.

yahoo.jpg

Ndërkohë të tjera detaje kanë dalë në dritë. Burime të Komisariatit të Policisë Bulqizë bëjnë me dije se Mirand e Mikela Çupi, vëlla e motër, po kullosnin bagëtitë pak metra larg shtëpisë, në afërsi të përroit të fshatit.

Ata kanë djegur disa ferra e shkurre për t’u ngrohur. Mes shkurreve ndodhej granata, që dyshohet të jetë hedhur aty që prej vitit 1997 dhe zjarri ka bërë që të shpërthejë. Nga shpërthimi i saj ka mbetur i vdekur në vend Mirand Çupi, 11 vjeç, nxënës i klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Asllan Keta” dhe është plagosur rëndë motra e tij, Mikela Çupi, 9 vjeçe, nxënëse e klasës së tretë, po në këtë shkollë.

I pari në vendin e ngjarjes ka mbërritur babai i dy fëmijëve, Murat Çupi, i cili sapo ishte kthyer nga miniera e kromit, ku punon prej vitesh si minator. Pas tij kanë mbërritur edhe familjarë e fqinjë të familjes Çupi.

city.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109