INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më thuaj çfarë forme i ke thonjtë, të të them çfarë personaliteti ke!

Më thuaj çfarë forme i ke thonjtë, të të them çfarë personaliteti ke!

Publikuar më: 22:24 11-09-2018

Ndoshta ju nuk e dini por çdo pjesë e trupit tonë sipas astrologjisë ka një kuptim të caktuar mbi ne dhe karakterin tonë. Në këtë rast forma e thoit ka lidhje me personalitetin tuaj.

Mësojeni këtë kuptim dhe përdoreni si aftësi në jetën tuaj

1. Thonj të gjatë

Njerëzit të cilët kanë thonj të gjatë janë njerëz romantik dhe pasionantë. Kanë imagjinatë të zgjeruar dhe të dhënë pas detajave. Janë njerëz të cilët janë të shoqërueshëm me të gjithë.

2. Thonj të gjerë

Njerëzit me thonj të gjerë nuk kanë durim, janë të mprehtë dhe të drejtëpërdrejtë. Janë njerëz të cilët nuk i gënjen dot, dhe dinë të këshillojnë mirë miqtë e tyre pasi iu tregojnë atë që kanë nevojë të dëgjojnë.

3.Thonj të rrumbullakët

Janë njerëz të lumtur dhe unikë. Ecin kundër rrymës dhe nuk i lejojnë ndjenjat të mbizotërojnë mbi ta. Njerëzit me thonj të rrumbullakët janë paqësorë.

4. Thonj katror

Njerëzit që kanë thonj katror janë njerëz me kurajo dhe janë të lindur për të qenë lider. Janë njerëz të cilët kanë sjellje serioze, por herë pas here kanë aftësi argëtuese për ata që kanë rreth e rrotull.

5. Thonj me majë

Njësoj si thonjtë këta njerëz në jetën e tyrë janë të mprehtë si majë thike ose shpate. Janë punëtorë dhe me qëllime. Janë njerëz që arrijnë të përballojnë shumë në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484