INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kiki'' e Drake s’qenka gjë! Kjo sfidë e re në internet i ka fiksuar të gjithë, do të shkriheni së qeshuri, provojeni! [VIDEO]

''Kiki'' e Drake s’qenka gjë! Kjo sfidë e re në internet i ka fiksuar të gjithë, do të shkriheni së qeshuri, provojeni! [VIDEO]

Publikuar më: 21:36 11-09-2018

Drake mund të mburret me këngën e publikuar tre javë më parë të titulluar “In My Feelings”. Madje, kënga e artistit amerikan ka nisur të bëhet hit edhe në rrethin e këngëtarëve të përmasave botërore të cilët nuk i kanë rezistuar tundimit që të bëjnë video duke realizuar “Kiki Challenge” e cila është kthyer në sfidën më të madhë në rrjet, ndoshta duke ua kaluar edhe te tjerave ndër vite. Më pas aktorja e njohur Lindsey Lohan nxorri një sfidë tjetër të quajtur “#DoTheLilo”, por siç duket një sfidë tjetër ua ka zënë vendin këtyre dhe quhet “invisible challenge” ose “sfida e padukshme” në shqip. Nëpërmjet së cilës bëhet që dikush të besojë se kthehet në të padukshëm.

E gjitha nisi kur dy motra e bënë vëllanë e tyre të besonte se ishte zhdukur dhe nuk mund ta shihnin.

Për të realizuar këtë sfidë si fillim duhet të gjeni një “viktimë’, të cilit do t’i thoni se do ta shndërroni në të padukshëm. Më pas e mbuloni me diçka dhe thoni disa fjalë “magjike”. Pas kësaj personin në fjalë e zbuloni dhe gjithë të pranishmit sillen sikur personi është zhdukur.

Që ai të bindet se është zhdukur bëni sikur i shkrepni një foto, ndërkohë që paraprakisht keni realizuar një foto, ku personi që po i bëhet loja nuk është. Këtë foto ia tregoni “viktimës” dhe sfida u krye me sukses.

Article Logic
Execution time: 0.002687931060791