INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më tha Belina futu', Elvis Pupa konfirmon pjesmarrjen në Ferma Vip 3

'Më tha Belina futu', Elvis Pupa konfirmon pjesmarrjen në Ferma Vip 3

Publikuar më: 12:26 27-03-2026

Mbrëmjen e sotme nis “Ferma VIP” 3, një reality show që kombinon jetën në natyrë me sfida fizike dhe ndërveprime mes personazheve të njohur, këtë herë nën moderimin e Arbana Osmanit.

Ndërkohë që kurioziteti për listën e plotë të banorëve vijon të jetë i lartë, tashmë është konfirmuar një emër që pritet të sjellë jo pak energji dhe humor në fermë: aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa.

I ftuar së fundmi në podcastin “Zë me Mirën”, Pupa ka zbuluar më shumë detaje rreth vendimit për t’iu bashkuar këtij formati. Me stilin e tij karakteristik plot batuta, ai tregoi se nxitja kryesore erdhi nga bashkëshortja e tij, Belina, e cila e shtyu të provonte këtë eksperiencë të re.

“Mendjen për t’u futur te ‘Ferma VIP’ ma mbushi Belina. Herën e parë në Big Brother VIP, ika se 16 vjet me gruan. Thashë të rri 2 muaj në qetësi. Do ti që i pëlqeu kjo qetësi asaj, tha futu dhe te ‘Ferma’”, u shpreh ai me humor.

Article Logic
Execution time: 0.0024020671844482