INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri e kishit harruar! Ja si duket sot Erion Korini [FOTO]

Me siguri e kishit harruar! Ja si duket sot Erion Korini [FOTO]

Publikuar më: 14:58 18-04-2019

Me siguri edhe sot e kësaj dite e dini përmendësh tekstin e këngës "Kush ka faj", një bashkëpunim mes Greta Koçit dhe Erion Korinit. 

E teksa Greta që prej asaj kënge arriti të siguronte suksese të njëpasnjëshme në skenën e muzikës shqiptare,Erion Korini u zhduk. 

Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin "Soiree"  ku ka folur për karrierën e tij dhe projektet e ardhshme.

“Kur e shohin njerëzit tani thonë: U çfarë videoklipi. Po për kohën ka qenë këngë goxha e mirë dhe klip shumë i bukur”.

“Ne shqiptarët e kemi zakon t’i gjykojmë për keq videoklipet e së kaluarës. Por po të shohim Çelentanon themi ua sa bukur”.

'Në atë kohë mund të quhesha i famshëm sepse kisha fituar 25 milionë lekë nga shitja e albumeve dhe në atë kohë ishte … shumë”.

Por si duket sot Erioni dhe çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe?

Këngëtari punon për Oranews i cili ka dhe ekskluzivitetin e zërit të tij.

Nuk e kemi parë për një kohë të gjatë në televizor por njërëzit që e njohin atë mund t’ja kenë dalluar zërin në spote, reklama dhe dokumentare.

“Njëriu që dua më shumë në këtë jetë do që të më shikoje sërish në skenë. Ajo është nëna ime. Do të nxjerr këngën e radhës, shpresoj pas tri muajsh, Kësaj radhe dua të bëj këngët që dua unë dhe për ata pak që duan zërin tim” është shprehur këngëtari duke zbuluar suprizën.

 erion_korini.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779