INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me origjinë arbëreshe? Giani De Biasi i emocionon të gjithë: Jam SHQIPTAR! [FOTO]

Me origjinë arbëreshe? Giani De Biasi i emocionon të gjithë: Jam SHQIPTAR! [FOTO]

Publikuar më: 23:35 28-11-2018

De Biasi është trajneri që realizoi ëndrrën e shqiptarëve për të marrë pjesë në një kompeticion madhor futbollistik pasi në vitin 2016, Shqipëria luajti në Kampionatin Europian të Futbollit në Francë. Aq shumë u dashurua me Shqipërinë saqë Giani De Biasi mori edhe pasaportën shqiptare e shumë persona e thërrisnin “Gani Abazi”.

Gjatë mbrëmjes së sotme në një emision, Marin Mema, gazetari i njohur i cili prej vitesh rend pas gjurmëve të historisë shqiptare, u shpreh se në Itali kishte gjetur arbëreshë me mbiemër DeBiasi, njësoj si ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, një nga më të mirët që ekipi ynë ka patur ndonjëherë. Lidhja e ekipit, tifozëve dhe De Biassit ishte aq e fortë sa mes vetes e kanë quajtur gjithnjë shqiptar. E pikërisht edhe vetë De Biassi në “Soiree”, nisur nga konstatimi i Marinit për arbëreshët me mbiemrin e tij në Itali, “pranoi” se edhe ai është shqiptar.

bia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443