INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
28 NËNTORI/ Julian Deda jep mesazhin e fortë për vuajtjet e Shqipërisë: M’a gëzofsh ditën e Pavarësisë, zemra ime [FOTO]

28 NËNTORI/ Julian Deda jep mesazhin e fortë për vuajtjet e Shqipërisë: M’a gëzofsh ditën e Pavarësisë, zemra ime [FOTO]

Publikuar më: 21:50 28-11-2018

Ditën e sotme kemi parë të gjithë njerëzit të veshur me simbolet tona dyngjyrëshe, kuqezi. Rrugët, ballkonet e shtëpive, bizneset, por edhe rrjetet sociale, sot janë mbuluar nga ngjyrat kuqezi.

Që në orët e para të mëngjesit, edhe profilet e Instagramit janë mbuluar nga simbolet kombëtare. Personazhet e njohur kanë uruar shqiptarët me mënyrën e tyre dhe një prej tyre është edhe Julian Deda.

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Julian Deda ka shkruar një në “Facebook” dhe titulli i shkrimit është: “M’a gëzofsh Ditën e Pavarësisë zemra ime”. Ajo që shkruan Deda është vërtetë drithëruese dhe për të ardhur keq. Deda nënvizon se ky 106-vjetor e gjen Shqipërinë me 250 mijë shqiptarë më pak, që kanë ikur jashtë për të ardhmen më të mirë. Deda nënvizoi se ka më pak shpresa, rinia është e dërrmuar dhe se Shqipëria po kalon kohë të vështira.

Ma gezofsh diten e pavaresise zemra ime.

Shqiperia, zemra dhe shpirti i çdokujt qe ndjehet shqiptar, sot nuk eshte ne ditet e saj me te mira. Perkundrazi ky 106 vjetor e gjen me mbi 250 mije shqiptare me pak. Ata iken, jo per shkak te tokes, jo per shkak te historise dhe as te mosdashjes se vendit te tyre, ata iken se u "debuan". I deboi skamja dhe padrejtesia.

Shqiperia, e bukura e dheut, ky vend qe e ka fale Zoti si te tille, çfare nuk ka hequr gjate ketij shekulli. Gjitha te zezat qe mund t'i ndodhin nje vendi, qe nga luftrat e deri te vetshkaterrimet, qe nga diktatura me e eger ne planet e deri tek zhvatjet e hajdutave me kollare, qe si kanceri e kane pushtuar kete vend me metastazat e tyre dhe nuk duan te shqiten deri sa t'ja marrin frymen.

Nuk kane per t'ja dale, pa merak.

Shqiperia, vendlindja jone e mire, pavaresisht perballjes me "cuname" historike, qe te rralla jane ato shtete qe i perjetojne, ka arritur t'ja dale duke perjetuar tri ngjarjet me te rendesishme e saj 106 vjeçare.

E para, mbreteresha e festave eshte padyshim shpallja e pavaresise ne vitin 1912.

E dyta eshte ajo ngjarje qe na hapi syte si popull, shembja e komunizmit ne vitin 1990.

Ndersa e treta, ngjarje e cila na mbushi me shprese eshte liberalizimi i vizave ne vitin 2010, ku shqiptaret u ndjene te lire jo vetem menderisht, por edhe fizikisht.

Po sot Shqiperi pa me thuaj si je? E di e di, je e rrethuar me hijena. Me vjen keq, por une akoma nuk e kam humbur shpresen se nje dite ti do kesh ate qe meriton. Prandaj nuk iki, nuk dua te iki, refuzoj te debohem, prandaj jam ketu me ty, prandaj kam vendosur te jetoj, te perjetoj, te qaj dhe te qesh ketu me ty. Pa merak, nuk besoj se do te leme vetem, sepse ti nuk e meriton nje gje te tille. Ti nuk meriton te qash perjetesisht, ti duhet te qeshesh fort dhe pa komplekse. Mos bej gabim te ndjehesh inferiore ndaj askujt ne asnje moment, sepse ti je Shqiperia vendi ku jeton nje nga popujt me te vjeter ne Europe, vendi i shqiponjave dhe jo i sorrave dhe mbi te gjitha vendi me flamurin me te bukur ne bote. Te dua..!

Article Logic
Execution time: 0.0029449462890625