INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me një shqipe të kulluar për vetëm 1 vit, sipërmarrësja rumune zbulon 'sekretin' e gjuhës shqipe dhe asaj rumune

Me një shqipe të kulluar për vetëm 1 vit, sipërmarrësja rumune zbulon 'sekretin' e gjuhës shqipe dhe asaj rumune

Publikuar më: 18:31 12-11-2019

Ngjashmëria mes kulturave dhe traditave të vendeve të Ballkanit nuk është diçka e re.

Fundja nuk ka si të ndodhë ndryshe mes vendeve që ndodhen kaq pranë njëri-tjetrit.

E megjithatë ndoshta do të habiteshit që specifikisht me një vend në Ballkan, gjuha jonë ka një ngjashmëri kaq të madhe me gjuhën e tyre.

Po flasim pikërisht për Rumaninë.

Në rubrikën “Escape”, në “E diell” me Flor Gjinin, sipërmarrësja rumune Marcela Mitrofan ka zbuluar disa prej shprehjeve të njëjta popullore që vendi ynë ndan me Rumaninë, e madje disa prej fjalëve shqiptohen e kanë të njëjtin kuptim.

Ndoshta pikërisht prej këtyre ngjashmërive dhe kulturave kaq të afërta Marcela ka arritur të mësojë shqipen për vetëm 1 vit dhe sot mund t’a flasë si gjuhën e saj.

E ndiqni në videon më poshtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152