INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund Rita Ora flet rreth takimeve private me Liam Payne [FOTO]

Më në fund Rita Ora flet rreth takimeve private me Liam Payne [FOTO]

Publikuar më: 13:44 21-05-2019

Rita Ora është një nga këngëtaret më të preferuara dhe të dashura për publikun në mbarë botën. Ajo ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për lidhjet e saj sentimentale, por në disa intervista, këngëtarja ka thënë se “nuk e kam prioritet kryesor” një romancë pasi është e përqendruar në karrierën muzikore.
Para pak javësh u tha se Rita u nda me aktorin e “Spider-Man”, Andrew Garfield dhe së fundmi raportohet se është lidhur me Liam Payne.

Ajo ka dhënë një deklaratë për revistën “The Sun”, ku është shprehur se e kishte të vështirë që të lidhej me ndonjë djalë.

“Por nëse është shumë e vështirë, kjo vërtet konfirmon se nuk është koha e duhur. Jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar. Por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por unë nuk dua ta lë edhe atë vonë, sepse dua të kem një familje madhe në të ardhmen”- thotë Rita.

Këngëtarja e cila është gati të nisë një turne evropian për albumin e fundit, Phoenix, gjithashtu hodhi poshtë raportet që e lidhin me britanikun.

“Unë e di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Paynen, por ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë dhe ne jemi bërë miq të ngushtë. Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe jo të lidhin”- u shpreh këngëtarja.

rs_634x1024-190517160555-634.rita-ora-liam-payne.ct.051719.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553