INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më mirë vetëm se…” Çifti i “Për’puthen” u nda papritur, ish-konkurrentja flet pas lajmit të bujshëm!

“Më mirë vetëm se…” Çifti i “Për’puthen” u nda papritur, ish-konkurrentja flet pas lajmit të bujshëm!

Publikuar më: 16:25 04-08-2021

Vetëm pak ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela zbuloi se ishte ndarë nga Çimi. Ata dolën çift nga programi i dashurisë dhe nëpër intervista e rrjete sociale, u shprehën se kishin menduar që edhe të bashkëjetonin.

E teksa dukej se çdo gjë po shkonte bukur mes tyre, Stela bën postimet e papritur në rrjetet sociale. Ajo shkruante se e kishte marrë vesh se ishte ndarë, pasi Çimi kishte fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në “Instagram”. Madje ajo shtonte se nëse e shikon njeri në rrugë, ta pyesnin se pse.

 -640-0-61093aa3ab83e.jpg

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruante Stela në postimin e saj.

 -640-0-61093aa3d3d89.jpg

Ndërsa së fundmi, ajo ka treguar se si ndihet pas ndarjes nga Çimi. Kanë qenë ndjekësit e saj, ata që kanë qenë kuriozë të dinë se si ndihet tani ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”.

-640-0-61093aa44f67d.jpg

“Shumë njerëz më pyesin në privat si jam. Unë ju falënderoj për interesimin që keni treguar ndaj meje. Por… është një shprehje: ‘Më mirë vetë sesa keq të shoqëruar”, shkruan Stela në “Instastory”.

Article Logic
Execution time: 0.0013329982757568