INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me mijëra njerëz po vriten nga 'KIKI' i Drake, por kjo VIDEO do ju bëjë ta doni jetën!

Me mijëra njerëz po vriten nga 'KIKI' i Drake, por kjo VIDEO do ju bëjë ta doni jetën!

Publikuar më: 20:31 29-07-2018

Një video e tmerrshme është bërë shumë shpejt virale në rrjetet sociale teksa menjëherë filloi të dyshohej edhe për vërtetsinë e saj. Më siguri e keni parë, është videoja e ripostuar me qindra herë dhe që ka marrë miliona shikime e një vajze që del nga makina duke kërcyer për të përmbushur sfidën #InMyFeelingsChallenge me këngën e famshme të Drake.

Në video, ndërsa vajza po kërcen në rrugë, një makinë me shpejtësi e përplas atë dhe më pas dëgjohen në sfond ulërima dhe njerëz që vrapojnë. Videoja e tmerrshme menjëherë u dyshua për vërtetësinë e saj, por sido që të jetë nuk munguan mesazhet paralajmëruese që kjo mund t’i ndodhë kujtdo dhe se kjo sfidë është në të vërtetë e rrezikshme.

Mesa duket videoja e shumë klikuar është e edituar. Vajza të cilën e përplas makina është identifikuar si Kari Miller dhe jeton në Kaliforni. Në videon që ajo ka publikuar në Instagram e ka bërë të qartë që është e edituar nga mikja e saj me profesion videografe. Edhe vajza tjetër videografe e ka postuar të njëjtën video dhe ka shkruar “Kur sfida internetit nuk shkon mirë… (Videoja është e edituar. NUK ËSHTË e VËRTETË) Kujdes kur kërceni në rrugë!!!”

 

Article Logic
Execution time: 0.0023698806762695