INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë reper s’do bashkëpunojë KURRË?! Pas SHERRIT, Ledri habit me atë që thotë për Getoarin [FOTO]

Me kë reper s’do bashkëpunojë KURRË?! Pas SHERRIT, Ledri habit me atë që thotë për Getoarin [FOTO]

Publikuar më: 10:10 09-04-2019

Reperi Ledri Vula ka treguar së fundmi se çfarë raportesh ka me Getoar Selimin. Ledri dhe Geti janë dy prej reperëve më të famshëm shqiptarë. Mirëpo, shumë herë dyshja janë komentuar lidhur me raportet që kanë me njëri-tjetrin, madje është thënë se ata nuk flasin.

I ftuar në një intervistë për “NIN”, Ledri ka sqaruar se i kanë ndarë rrugët, por nuk është se nuk flasin.

“Nuk është që nuk foli, jetët kanë marrë kahje tjetër. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E përcjelli çka bën, edhe me taku s’e kam problem. Çfarë ka ndodhë, ka ndodhë, njeriu me falë. Nuk është që m’ka bë asgjë hiç, ka ndodhë atëherë kur ishte ajo, prej atëherë nuk e kam pa të arsyeshme me ndejt aty, i kam pa si re të zeza edhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër, kisha pas qejf me pa mirë secilin, krejt këta Unikkatilin, Noizyn…”, tha Ledri.

Gjithashtu Ledri ka treguar emrin e reperit me të cilin s’do bashkëpunonte kurrë dhe bëhet fjalë për Gold AG. Pavarësisht se janë të dy shumë të suksesshëm, Ledri tha në NIN se nuk do bashkëpunonte kurrë me Gold AG-un.

djt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031509399414062