INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më ftoi në rrugë për kafe …', këngëtarja shqiptare tregon ngjarjen më të çuditshme që i ka ndodhur këto ditë karantine [FOTO]

'Më ftoi në rrugë për kafe …', këngëtarja shqiptare tregon ngjarjen më të çuditshme që i ka ndodhur këto ditë karantine [FOTO]

Publikuar më: 19:25 16-04-2020

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka qenë e ftuara e radhës në “Glamour Zone” në TV Ora, ku foli më gjatë për jetën e saj private dhe profesionale.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku se a ka pasur ndonjë kërkesë të çuditshme gjatë periudhës së koronavirusit, ajo ka treguar rastin kur një djalë më biçikletë e ftoi për kafe, ndërkohë që lokalet janë të mbyllura.

Ester Byllyku: Ke patur ndonjë kërkesë të çuditshme këto ditë gjatë bllokimit nga koronavirusi?

Mariza Ikonomi: Po ditët e para kur ndodhi ditët e para ku ishte vënë shtëtrrethimit, që nuk duhet të dilnim nga shtëpia. Unë po shkoja të bëja pazarin dhe aty ishte një djalë me biçikletë që çuditërisht më kërkoi nëse mund të pinim një kafe. Nuk e njihja dhe më frikësoi sepse po më vinte afër e nuk donte t’ja dinte fare për situatën. Në një farë mënyre ishte edhe për të qeshur, po nga ana tjetër kishe edhe frikë. I thashë mos u afro.

Me thënë të drejtën nuk e prisja, në ato ditët e para, ku çdo gjë ishte kaos dhe të gjithë ishin të frikësuar. Po shyqyr Zotit e kuptoi që duhet të largohej dhe u largua.

Screenshot_19.png

Article Logic
Execution time: 0.002816915512085