INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me buzëkuq në plazh e duke këputur mish për të bërë një foto të bukur për Instagram. Çfarë më panë sytë këtë fundjavë!

Me buzëkuq në plazh e duke këputur mish për të bërë një foto të bukur për Instagram. Çfarë më panë sytë këtë fundjavë!

Publikuar më: 12:12 20-08-2018
 
Nga Anisa Bega
 
Meqë jemi në sezon veror, secili prej nesh ka shëtitur në vendet e mrekullueshme shqiptare. Unë dua të ndaj me ju  çfarë më bëri përshtypje këtë fundjavë. Isha në plazh me një grup të rinjsh dhe disa gjëra që më bënë përshtypje nuk po më zinte vendi pa i treguar. Nuk dua të dukem sikur po bëj thashetheme, sepse secili ka mënyrën e vet të jetesës, por janë disa gjëra që stonojnë shumë. Kam parë disa vajza në orën 8 të mëngjesit, me buzëkuq ngjyrë flakë të kuqe( e theksuar shumë, ku vihet më shumë në dasma, ose në mbrëmjë vonë). Ngaqë isha përgjumësh, nuk i vura shumë rëndësi, por kur shkoi ora 12.00 ato sërish ishin me make up të theksuar, shapka me taka etj. Ku po shkoni?! Po kur të futen në det, si do t’ia bëjnë?! 
 
Nejse, aty afër nesh ishin një grup të rinjsh të huaj, të veshur super thjeshtë, pa tualet dhe të qeshur në fytyrë. Nuk kishin marrë çadër, por kishin shtruar një mbulesë me gjërat e veta, pra ishin për qejfin e tyre. Në fakt edhe unë doja të shtroja peshqirin dhe të rrija në një hije. Sa e bëra këtë gjë, dëgjova disa persona duke thënë: Sa keq, shezlloni qenka i shtrenjtë. Tërë komplekse jemi dhe jetojmë vetëm për të tjerët.
 
Që t’i bie shkurt, një grup me vajza kishin nja 1 orë që po përpiqeshin të bënin foto të bukura për rrjetet sociale dhe shanin njëra-tjetrën nëse fotoja nuk ishte e bukur. Pa një foto të bukur, me buzët flak të kuqe, me natyrën tonë fantastike nuk shtyhet një ditë në plazh!
Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594