INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MC Kresha publikon bashkëpunimin e ri të premten...me këtë reper! [FOTO]

MC Kresha publikon bashkëpunimin e ri të premten...me këtë reper! [FOTO]

Publikuar më: 18:12 21-03-2017

A e prisnit?

Shpejt, shumë shpejt do të dëgjoni këngën e re të MC Kreshës në bashkëpunim me reperin Buta. Ishte pikërisht ky i fundit që bëri dije lajmin nëpërmjet profilit të tij në Instagram. Ai publikoi kopertinën artistike të këngës së re, me titull “Opps”. Dhe nga çfarë shohim nga kopertina, duket se bëhet fjalë për një këngë tipike reperash të fortë. Në të shfaqet një makinë me një person duke qëlluar nga dritarja me armë në dorë ndërkohë që ndiqet nga makina e policisë. Nuk do ju duhet të prisni shumë, pasi siç ka bërë me dije Buta në mbishkrimin e fotos, këngën e re do ta dëgjoni të premten në orën 6. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një klip apo vetëm për versionin audio, por me siguri pritja do t’ia vlejë.

bashbuta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040678977966309