INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mc Kresha zbulon të vetmen arsye pse do i priste flokët dhe me të vërtetë duhet duartrokitur! [FOTO]

Mc Kresha zbulon të vetmen arsye pse do i priste flokët dhe me të vërtetë duhet duartrokitur! [FOTO]

Publikuar më: 19:45 27-02-2018

Ja çfarë do të thotë të jesh artist!

Mc Kresha është padiskutim një nga reperat më të mirë shqiptarë dhe shumë i preferuar nga publiku. E kemi të vështirë të gjejmë një këngë të tij e cila nuk është e shndërruar në mit dhe e themi me plot bindje se reperi kosovar ka një stil më të veçantë se të gjithë të tjerët.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku tregoi shumë për karrierën e tij dhe jetën private. “Punën time se bëj për klikime, por për të dëgjuar fjalë të mira nga fansat. Së shpejti do vij edhe me projekte solo, por realisht kemi qenë të zënë me projekte të tjera të cilat kanë qenë prioritare. Albumi i radhës që do dalë në treg do të përfshijë disa këngë dhe tendenca jonë është prezantimi i hip hopit shqiptar në botë” ka thënë Mc Kresha.

Ndërsa se çfarë po ndodh aktualisht me jetën e tij private reperi u shpreh: “Nuk jam i dashuruar, madje nuk besoj tek dashuria me shikim të parë.” Gjithashtu ai ka folu për ‘look’-un e tij flokët e gjatë dhe kaçurrela, që janë tipari më karakteristik i Mc Kreshës.

“Do i prisja flokët vetëm për çështje bamirësie, jo për para.”, u shpreh ai.

kresh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034091472625732