INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet varka me emigrantë, 16 të vdekur dhe mbi 30 të zhdukur

Mbytet varka me emigrantë, 16 të vdekur dhe mbi 30 të zhdukur

Publikuar më: 16:10 18-07-2018

Një varkë me refugjatë është mbytur në ujërat e Qipros. Zyrtarisht autoritetet  thonë se 16 persona kanë humbur jetën, 105 janë shpëtuar dhe mbi 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas Rojes Bregdetare të Qipros turke, varka me mbi 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenkoy. Ekipet e shpëtimit në bregdet ndërhynë për ti shpëtuar, por flitet deri tani për 16 persona të vdekur. Zyrtarët njoftuan se vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit të 30 personave. Refugjatët e shpëtuar nga varka që u fundos u dërguan në Turqi.

anije_mbytet_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030999183654785