INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet në lum 55-vjeçarja në përpjekje për të shpëtuar fëmijët

Mbytet në lum 55-vjeçarja në përpjekje për të shpëtuar fëmijët

Publikuar më: 16:00 08-08-2017

Një grua 55-vjeçare është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi në Peshkopi, pasi hyri për të shpëtuar dy fëmijët e saj. Të miturit e moshës 6 dhe 10 vjeç rrezikuan të mbyteshin, por u shpëtuan nga nëna e tyre. Fatkeqësisht, 55-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimet. Ndërkohë, dy fëmijët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Article Logic
Execution time: 0.0020370483398438