INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet protesta para Ministrisë së Arsimit, por jo para kryeministrisë, studentët: Nuk jemi përçarë, nesër sërish protestë! [FOTO]

Mbyllet protesta para Ministrisë së Arsimit, por jo para kryeministrisë, studentët: Nuk jemi përçarë, nesër sërish protestë! [FOTO]

Publikuar më: 21:07 11-12-2018

Pasi përfundoi afati i vendosur nga vetë studentët për plotësimin e kushteve ndaj kryeministrit Edi Rama, studentët janë ndarë në tre grupe. Një pjesë e studentëve marshuan drejt rrethrrotullimit të Zogut të Zi, disa qëndruan para Ministrisë së Arsimit dhe një grup tjetër kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Këta të fundit vazhdojnë të qëndrojnë aty, duke bërë thirrje që nesër studentët t'i bashkohen sërish protestës.

ddeag.jpg

 

Duke qenë se u ndanë në 3 kampe, u përfol se mund të ketë një përçarje të tyre, por sërish ata thonë se studentët i bashkon e njëjta kauzë.

Të treja grupimet u shprehën se nesër do të dalin sërish në protestë. Studentët tek ministria e Arsimit thonë se nësër sërish do të mblidhen përpara këtij institucioni. Protesta u mbyll paqësisht rreth orës 20:00, ndërsa studentët pastruan edhe territorin, por një pjesë e vogël qëndruan aty dhe u ulën këmbëkryq. Ndërsa grupi i studentëve që ishte vendosur tek Zogu i Zi u zhvendosën për t'iu bashkuar atyre tek kryeministria, ku vijojnë të qëndrojnë.

prot from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268