INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet protesta e opozitës/ Ja se çfarë ndodhi gjatë një ore dhe mesazhi i ''fortë'' dërguar qeverisë

Mbyllet protesta e opozitës/ Ja se çfarë ndodhi gjatë një ore dhe mesazhi i ''fortë'' dërguar qeverisë

Publikuar më: 19:24 25-04-2019

Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike protestoi sot për rreth 60 minuta në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Ata janë përqendruar në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.

Por jo vetëm kaq, në Durrës protestuesit ndezën flakadanë të zinj, ndërsa në Elbasan kanë djegur goma. Ndërsa në Milot, ku ndodhej kryedemokrati Basha situata ishte më e qetë.

Përveç një përplasje me një shofer te rrethrrotullimi Shqiponja, protesta në Tiranë kaloi pa incidente. Gjithashtu në Fier nuk u shënua asnjë incident.

Mesazhi që dha opozita nga akset kryesore ishte ai se zgjedhjet vendore pa pjesëmarrjen e tyre nuk do zhvillohen, duke kërkuar në këtë mënyrë zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

b9b6b738f85192e884dbd5299c42c771_L.jpg

elbasan-proteste.png

afcba2c479ac602440f0ce8bc811eea0_L.jpg

trafik3.jpg

trafik5.jpg

trafik7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026061534881592