INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe për protestën: ''Cilët bllokoi sot Lulzim Basha? Bashkë me sivëllezërit e tij poqi të gjallë punëtorët në Gërdec''

Braçe për protestën: ''Cilët bllokoi sot Lulzim Basha? Bashkë me sivëllezërit e tij poqi të gjallë punëtorët në Gërdec''

Publikuar më: 21:51 25-04-2019

Zv.kryeministri Erion Braçe reagon për protestën e sotme të opozitës, ku për rreth 1 orë u bllokuan 5 akse kombëtare të vendit.

Braçe shtron fillimisht pyetjen se cilët bllokoi sot në rrugë Lulzim Basha, ndërsa më poshtë i vetëpërgjigjet duke listuar disa nga kategoritë që sot vuajtën bllokimin e akseve kombëtare.

Zv.kryeministri përmend së pari kamionët e eksporteve të industrisë së manifakturës, produkteve bujqësore, mineraleve nxjerrëse turistët etj.

'Pra, Lulzim Basha dhe sivellezerit e tij aleate-tamam ata qe i poqen te gjalle punetoret ne Gerdec, tamam ata qe i pushkatuan live punetoret ne Bulevard, bllokuan sot thjesht e vetem, EKONOMINE E SHQIPTAREVE, ate qe mban ne pune e paguan qindra mije PUNETORE te zakonshem kudo ne Shqiperi!', shkruan ndër të tjera Erion Braçe.

 

STATUSI I PLOTË:

CILET BLLOKOI SOT NE RRUGE LULZIM BASHA?

Po mundohem tua them;

Se pari, bllokoi kamionet e EKSPORTEVE te gjithe industrise se manifaktures ne vend;

Kjo industri mban ne pune e paguan dhjetera mije njerez, dhjetera mije familje.

Se dyti, bllokoi kamionet e eksporteve te produkteve bujqesore ne vend;

Keto produkte vijne nga puna e perditshme dhe e veshtire e qindra mije bujqve, mban me pune e paguan qindra mije familjeve Bujqesore.

Se treti, bllokoi kamionet e eksporteve te mineraleve te industrise nxjerrese, kromit, bakrit, naftes;

Kjo industri mban me pune e paguan dhjetera mije punetore, minatore e naftetare, dhjetera mije familje punetoresh.

Se katerti, bllokoi kamionet e eksporteve te mineraleve te perpunuara, metaleve e naftes;

Kjo industri mban me pune e paguan dhjetera mije punetore, metalurge me se shumti e te tjere qe punojne ne industrine perpunuese te naftes, dhjetera mije familje punetoresh.

Se pesti, bllokoi dhjetera mije punetore qe tamam ne oren 18.00, lane punen per tu kthyer ne familjet e tyre, vecanerisht ne sherbim te femijeve te tyre.

Se gjashti, bllokoi levizjen e dhjetera mije turisteve te huaj qe ndodhen njekohesisht ne kete vend, vijne drejt Tiranes apo prej saj levizin drejt Durresit, Krujes, Shkodres, Beratit apo edhe me tek ne Jug te vendit;

Jane ata klientela unike e industrise se turizmit, e cila po rritet cdo sezon me mbi 10%-ne keto 4 vite jane 21 milione turiste;

Kjo industri mban me pune dhe paguan disa qindra mije shqiptare, te rinj kryesisht, ne transport, sherbimin e hotelerise, guides etj,

disa qindra mije familje punetoresh.

Se gjashti, bllokoi gjithashtu, qarkullimin e mallrave ne zinxhirin tregtar qe ushqen sherbimet ne kete vend, nje sektor i gjere qe mban me pune e paguan qindra mije punetore, familje punetoresh!

Pra, Lulzim Basha dhe sivellezerit e tij aleate-tamam ata qe i poqen te gjalle punetoret ne Gerdec, tamam ata qe i pushkatuan live punetoret ne Bulevard, bllokuan sot thjesht e vetem, EKONOMINE E SHQIPTAREVE, ate qe mban ne pune e paguan qindra mije PUNETORE te zakonshem kudo ne Shqiperi!

A ka me krim se ky?

Poooo, eshte ai qe te merr jeten por edhe ate krim e ka kryer tamam ky, Lul Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205