INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbyllet faza e grupeve në Champions / Dortmundi barazon me Realin në Bernabeu [VIDEO]

Publikuar më: 13:20 08-12-2016

Mbrëmja e djeshme ka zgjidhur dhe dilemat e fundit të fazës me grupe të Champions League. Në grupin F Borussia e Dortmundit barazoi 2-2 me Realin e Dortmundit në Santiago Bernabeu, duke ruajtur kryesimin. Në këtë grup befason Legia e Vashavës që fitoi 1-0 me Sportingun e Lisbonës, me polakët që shkojnë në Europa League.

Në Grupi H Bardhezinjtë ka marrë fitoren e katërt në grup, duke ruajtur vendin e par. Skuadra e Allegri, ka fituar 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit. Ekipi që ka siguruar vendin e dytë në grup ka qenë Sevilla, e cila është mjaftuar me një barazim pa gola në fushën e Lyon, që ka mbetur në vendin e tretë.

E vetmja çështje për t’u zgjidhur në  grupin E, ka qenë se cila skuadër do të siguronte vendin e tretë mes Tottenham dhe CSKA së Moaskës, kanë qenë anglezët, të cilët kanë mundur me përmbysje 3-1 rusët. Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Leverkusen dhe Monaco, është fituar 2-0 nga gjermanët, me francezët që e kanë mbyllur grupin në vendin e parë, teksa Leverkusen kanë dalë të dytët.

Leicster City zhvilloi një ndeshje të dobët në transfertë me Porton, duke humbur me rezultatin e thellë 5-0 .Vendi i tretë për Kopenhagen, që mposhti Club Brugge 2-0, në grupin G.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785