INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Emocionuese: Hapat e parë e të mbijetuarit në tragjedinë e Chapecoenses [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 08-12-2016

Lojtari i Chapecoenses, Allan Ruschel u shfaq sot në një video duke marr hapat e tij të parë pas aksidentit tragjikë që ndodhi në Kolumbi.

Allan ishte një nga gjashtë të mbijetuarit në 71 të vdekur gjatë aksidentit ajror, ku bënte pjesë edhe skuadra braziliane.

Ai sot përshëndeti të gjithë në një video duke treguar se shëndeti i tij është duke përmirësuar.

“Përshëndetje Brazil. Të gjithë njerëzit në botë, dua t’ju flas për shërimin tim. Doja të them se jam duke u shëruar mirë. Dhe së shpejti do të jem në Brazil për t’i dhënë fund shërimit tim. Dua të falënderoj të gjithë mbështetjen dhe dashurin e tyre”, ka thënë Ruschel

Ndërsa mjekët kanë konstatuar se nëse Allan nuk do të ketë ndonjë pengesë në dy-tre ditët e ardhshme ai do të transferohet në Brazil.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443