INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllen regjistrimet në universitete, shumë kuota mbeten bosh

Mbyllen regjistrimet në universitete, shumë kuota mbeten bosh

Publikuar më: 22:44 02-11-2016

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë mbyllur regjistrimet për të ndjekur studimet e larta në Universitet. Të dhënat zyrtare nga MAS bëjnë me dije se 18 mijë e 584 studentë janë regjistruar në universitetet publike ndërsa 4.379 në universitetet private. Pra në total Janë 22 mijë e 963 studentë të rinj, të cilët janë regjistruar në universitete. Megjithatë  janë rreth 3200 kuota të paplotësuara. MAS thekson se për 2600 kuota nuk ka student në listë për programe të caktuara dhe janë 689 kuota të paplotësuara.

Në këtë mënyrë mbyllet procesi i regjistrimeve në universitete për vitin akademik 2016-2017. Skema e re e Ministrisë së Arsimit për ndjekjen e studimeve të larta u aplikua për herë të parë këtë vit. Por të shumta kanë qenë kritikat dhe akuzat e maturantëve ndaj këtij institucioni.Ankesat e maturantëve konstitonin në faktin se skema e re u “digjte” mundësinë që të fitonin degë studimi në universitetet publike, dhe u jepte prioritet universiteteve private.

Article Logic
Execution time: 0.0020720958709717