INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droga në vend, përcaktohet data kur do të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Droga në vend, përcaktohet data kur do të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Publikuar më: 21:54 02-11-2016

Pas situatës alarmante lidhur me hashashin në vend, ashtu siç kishte njoftuar më parë, njoftim për të cilin replikoi me kryeministrin Rama, Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të thërrasë me datën 11 nëntor mbledhjen e këshillit të Sigurisë kombëtare. Mbledhja është parashikuar të mbahet në Presidencë në orën 18:00 ndërkohë që burime jozyrtare bëjnë me dije se të pranishëm do të jenë edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i rendit Saimir Tahiri dhe kreu i SHISH Visho Ajazi.

“Është një fenomen serioz që ka marrë përmasa kombëtare. Për shkak të marrjes së këtyre përmasave dhe shqetësimit që tashmë është jo vetëm nga agjencitë ligjzbatuese të inteligjencës të vendit por edhe ato partnere, unë së shpejti kam vendosur që të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikën dhe mënyrën se si ne duhet që ta përballojmë këtë sfidë serioze në vendin tonë”, u shpreh kreu i shtetit Bujar Nishani një ditë më parë në Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779