INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet Kuvendi i Kosovës, pritet votimi i rezolutës për dialogun

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, pritet votimi i rezolutës për dialogun

Publikuar më: 11:23 07-11-2018

Parlamenti i Kosovës do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rend të ditës janë 33 pika. Pika e parë e seancës është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit e partive politike në parlament nuk kanë rënë dakord për përmbajtjen e tekstit të rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë javës së kaluar. Debati i nisur ditën e mërkurë në seancën e jashtëzakonshme parlamentare u mbyll mesditen e së enjtes pa asnjë rezultat.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387