INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet grupi i PS, vendoset fati i deputetit Rrahman Rraja

Mblidhet grupi i PS, vendoset fati i deputetit Rrahman Rraja

Publikuar më: 10:38 01-10-2018

Pas lëvizjes së prokurorisë e cila kërkoj arrestimit të Rexhep Rrahjes, djalit të deputetit Rrahman Rraja për përndjekje ndaj ish-të dashurës Xhisiela Maloku, ka ardhur dhe lëvizja e parë nga grupi parlamentar socialist. Mësohet se ditën e sotme grupi parlamentar i PS u mblodh nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili qëndroi në selinë rozë vetëm pak minuta, për t’ja lënë ‘stafetën’ Taulant Ballës. Sipas të dhënave mediatike gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar rreth ‘fatit’ të deputetit Rraja, në një kohë kur opozita ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij.

Ditën e djeshme pak pas arrestimit të të riut, partitë opozitare reaguan, ndërsa kërkuan që të merreshin masa edhe për Rrahman Rrajan.
Ndërkohë dhunimi i Xhisiela Malokut u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla. Ishte prokurorja Mirela Kapo që kërkoi dje nga gjykata e Krujës arrestimin e Rrajës dhe gjykata pranoi kërkesën e saj dhe vendimi u ekzekutuar nga punonjësit e policisë. Rexhep Rraja akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës. Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja. Ai tashmë do duhet të përballet me gjykatën për përndjekje ndaj të resë, dhe brenda 72 orëve Rexhep Rraja do të dal në gjykatë për masën e sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266