INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e pedagogëve, flet Mark Marku: Të tregojmë që nuk jemi trupë e vdekur...

Mbledhja e pedagogëve, flet Mark Marku: Të tregojmë që nuk jemi trupë e vdekur...

Publikuar më: 13:03 25-01-2019

Mëngjesin e sotëm janë mbledhur Senatet Akademike, ku është diskutuar lidhur me protestën e studentëve, si dhe mbështetjen që pedagogët e UT, po u japin të rinjve në kauzën e tyre.

Gjatë fjalës së tij, pedagogu dhe drejtues i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Histori-Filologjisë, Mark Marku, është shprehur se qeveria ka ndërhyrë në autonominë akademike.

"Sot me VKM-të jemi shndërruar në një universitet pa kurrfarë autonomie universitare dhe lirisë akademike.  "A do ta pranojnë ne këtë? Ky është një test për ne. A jemi ne një trupë e vdekur siç shpreson qeveria dhe uron që të jemi? A do të kemi forcë reaguese ta refuzojmë këtë gjëndje? Unë mendoj që po është koha. I kemi të gjitha mundësitë dhe nuk kemi pse të kemi frikë. Nuk ka arsye që një pedagog dhe një njeri i lirë të ketë frikë. Ne duhet të kemi frikë nga frika dhe unë i bëj thirrje të gjithëve të reagojmë sepse kemi dinjitetin dhe duhet ta mbrojmë dhe nuk duhet të lejojmë askënd që të na cënojë", është shprehur Marku.

pedagogg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648