INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leje ndërkombëtare 3-vjeçare për drejtuesit e mjeteve, ja kur nis...

Leje ndërkombëtare 3-vjeçare për drejtuesit e mjeteve, ja kur nis...

Publikuar më: 12:30 25-01-2019

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë me qëllim rritjen e transparencës dhe të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes.

Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare.

Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare.

Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215