INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë banesa sociale

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë banesa sociale

Publikuar më: 11:17 19-04-2018

Në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është miratuar vetëm me 10 votat e maxhorancës projektligji për “Strehimin social”. Ky projektligj kishte rreth një muaj që nuk po miratohej në Komisionin e Çështjeve Sociale për shkak se Komisioni i Ligjeve kishte bërë ndryshime rrënjësore në të gjitha draftin e saj. Nënkryetarja Elisa Spiropai ka drejtuar mbledhjen e Komisionit dhe ka lexuar dhe miratuar nen për nen të gjitha ndryshimet ligjore të propozuara nga Komisioni i Ligjeve. Deputetët e opozitës munguan në mbledhje pasi kanë vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me Kuvendin raporton Newsbomb.al

PËRFITUESIT

Me nismën e re të qeverisë, janë 14 kategori të listuara si prioritare, që do të përfitojnë nga programi i “Strehimit social”, duke marrë banesa apo bonos qiraje. Sipas projektligjit, me përparësi do të trajtohen kërkesat e personave me aftësi të kufizuara, individët që kanë statusin e jetimit, që kanë dalë nga qendrat e përkujdesjes së shoqërisë deri në moshën 30 vjeç. Familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ishpronarëve, emigrantët e rikthyer në Shqipëri apo edhe ata, që kanë aplikuar si azilkërkues. Po ashtu, kategori që do të trajtohen me prioritet, do të jenë familjet e policëve të rënë në detyrë, familjet e reparteve të FNSH-së dhe RENEAS. Projektligji i ri trajton me precedencë dhe kërkesat e komunitetit gay, lesbikë, biseksuale, transgjinorëve (LGBT). Për këta të fundit, Komisioni i Ligjeve ka rekomanduar që të përfitojnë vetëm ata persona që janë viktima të dhunës apo që nuk kanë të ardhura.

ZHVENDOSJA

Në këtë projektligj është futur dhe një nen i ri, i cili i mundëson qeverisë të shpronësojë banesat e qytetarëve për rastet kur do të kryhen investime me interes publik. “Njofton me shkrim individin/familjen për arsyet e zhvendosjes 30 ditë përpara nxjerrjes së aktit administrativ për zhvendosjen nga banesa; b) informon individin/familjen për mundësitë alternative të strehimit; c) Nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa 45 ditë përpara zhvendosjes duke njoftuar edhe formën e miratuar për strehim alternativ. Zhvendosja sipas parashikimeve të këtij neni nuk zbatohet pa siguruar më parë sistemimin me strehim të përshtatshëm të individëve/ familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim”, thekson neni i ri, i miratuar vetëm me vota e maxhorancës.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051