INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbetjet spitalore ‘’një vdekje për së gjalli’’! Godet Antikorrupsioni

Mbetjet spitalore ‘’një vdekje për së gjalli’’! Godet Antikorrupsioni

Publikuar më: 16:50 14-11-2018

Mbetjet spitalore janë burim për përhapjen e shumë sëmundjeve të rënda kryesisht infektive. Po pjesa më e madhe e institucioneve shëndetësore në vend nuk lidhin kontrata për agjesgjesimin e tyre, por i hedhin nëpër koshat e zakonshme të mbeturinave. Për të zbuluar më shumë mbi këtë situatë Task-Forca Antikorrupsion ka kryer kontrolle dhe ka konstatuar një sërë shkeljesh në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ka lëshuar masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të këtij spitali.

Rezultatet e kontrollit që lidhjen me prokurimet publike dhe ekzekutimin e kontratave në fushën e trajtimit, menaxhimit dhe asgjesimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore apo dhe furnizimit me medikamente i bëri publike, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo tha se janë rekomanduar 18 masa disiplinore për drejtues dhe mjekë.
Sipas Gjonaj, është konstatuar mungesa të mbulimit me shërbimin për eleminimin e mbetjeve të rrezikshme në disa periudha gjatë vitit 2018, shkelje të procedurave dhe rregulloreve në kontratat e shërbimit mbi realizimin e procesit të asgjesimit të mbetjeve dhe mangësi në dokumentacionin përkatës.

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662