INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbasi mundi ekipin e tij për herë të fundit, Jurgen Klopp ka disa fjalë për Mourinhon

Mbasi mundi ekipin e tij për herë të fundit, Jurgen Klopp ka disa fjalë për Mourinhon

Publikuar më: 18:28 18-12-2018

Shkarkimi i Jose Mourinho e ka përfshirë të gjithë Anglinë në një valë opinionesh të ndryshme në lidhje me vendimin e drejtuesve të klubit.

Disa mendojnë se shkarkimi ishte i drejtë, disa të tjerë jo, pasi Mourinhos nuk iu plotësua asnjë kusht gjatë merkatos së verës.

Së fundmi ka folur edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp dhe rivali i tij i fundit. Ai ka bërë shumë komplimenta për portugezin dhe e ka vlerësuar atë në maksimum:

“Ai është një djalë shumë konkurrues dhe ambicioz, jashtëzakonisht i suksesshëm dhe mund ta imagjinoj se në muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të mira veçanërisht për të. Asnjë nuk mund t’ia heq meritat e gjithçkaje që ka fituar. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0018839836120605