INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani frymën fansa! Fero paralajmëron tre projekte të reja për ditëlindjen e tij, do të habiteni nga titujt e tyre [VIDEO]

Mbani frymën fansa! Fero paralajmëron tre projekte të reja për ditëlindjen e tij, do të habiteni nga titujt e tyre [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 29-06-2019

Fero është një ndër reperat më të suksesshëm deri më sot, i cili nuk ndalet së publikuari këngë të reja duke i lumturuar të gjithë fansat e tij.

Kohët e fundit ai është shpesh në vëmendjen e mediave rozë për arsye sepse është i lidhur me modelen e njohur bukuroshe Arbenita Ismajli.

“Ride or Die” është projekti më i fundit muzikor i Feros, të cilin e publikoi me videoklip më 9 qershor.

Pjesë e këtij videoklipi ka qenë dhe e dashura e tij Arbenita Ismajli, ku ka kaluar shifrën prej katër milionë shikimesh në YouTube.

Së fundmi, reperi ka njoftuar të gjithë fansat e tij se do të vijë me tre projekte të reja me datë 8 korrik, e cila është një datë e shënuar për të për arsye se do të festojë dhe ditelindjen e tij.

“Prej 3 muzikav del vetem 1
1. HeHe 2. HiHi 3. HaHa ??? Kallxonum ne komente cilen ja vlen me qit per ditlindjen tem me 8 korrik prod by @zzapnchriss video by @endritrrahimi ”- është shprehur reperi në videon e postuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042448043823242