INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbahen sot në Beograd zgjedhjet komunale

Mbahen sot në Beograd zgjedhjet komunale

Publikuar më: 14:59 04-03-2018

Qytetarët e Beogradit u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun komunal. Këto zgjedhje në fakt konsiderohen si një test për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe Partinë Progresiste që tani është në pushtet. Zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për rolin që ka Beogradi në ekonominë dhe politikën kombëtare. Radio Europa e Lirë shkruan se Partia Progresiste e Serbisë ka mbizotëruar në sondazhet e mbajtura para mbajtjes së votimit. Sidoqoftë partitë opozitare shpresojnë të krijojnë një sfidë në kryeqytetin serb. Ato akuzojnë partinë e Vuçiçit për frikësim të mbështetësve opozitarë dhe njollosjen e rivalëve politikë në mediet e kontrolluara nga partia. Partia në pushtet i ka kundërshtuar akuzat. Më shumë se 1.5 milion votues do të vendosin për anëtarët e asamblesë të cilët më pas emërojnë kryetarin. Udhëheqësi aktual i Beogradit është Sinisha Mali nga Partia Progresiste e Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885