Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e Mërgim Mavrajt në Greqi tek Arisi i Selanikut, skuadër ku aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha. Mbrojtësi 32-vjeçar ka mbyllur kontratën me ekipin grek, për t’iu bashkuar Ingolstadtit në Bundesligën e dytë në Gjermani.
Futbollist do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë fazës përgatitore dimërorë që do të zhvillohet Spanjë. Ingolstadti, që mbyll me vetëm 10 pikë renditjen në Bundesligën 2, do të jetë skuadra e shtatë gjermane në karrierën e Mavrajt. Më parë ka luajtur për Darmstadt, Bochum, Greuther Furth, Konl dhe Hamburg.








4 Mar 2026 





